Beyonce po e fshehë shtatzëninë? (FOTO)

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z sërish po përballen me thashetheme se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

ShowBiz

27/01/2016 17:37

32 vjeçarja vetëm se i ka nxitur më shumë këto spekulime, meqë është parë duke e xhiruar videoklipin e ri në Los Angeles të shtunën. Gjatë xhirimeve ajo e kishte veshur një bluzë sportive dhe është parë që për skenat pak më kërkuese ajo ka përdorur dublante.

Beyonce po ashtu raportohet se është ankuar se ishte lodhur me të vërtetë dhe se po i shkaktoheshin të përziera gjatë xhirimeve.

Sidoqoftë, ajo ende nuk ka dalë me asnjë deklaratë rreth këtyre zhvillimeve të fundit./Klan Kosova.