Beyonce nuk shpëton nga skandalet e babait (FOTO)

Babai i Beyonce-s është akuzuar për mashtrim nga avokatët e tij, pasi ka refuzuar të paguajë faturën ligjore prej 50.000 dollarësh.

ShowBiz

28/03/2017 15:56

Në nëntor të vitit të kaluar, Matthew Knowles punësoi firmën juridike, në mënyrë që  kjo e fundit ta përfaqësonte gjatë procesit gjyqësor që ishte ngritur kundër tij. Gjatë gjithë periudhës së konsulencës dhe asistencës gjyqësore, fatura arriti shumën 49.120 dollarë. Pavarësisht detyrimit ligjor, i ati i këngëtares nuk arriti ta shlyente detyrimin, por përkundrazi ai vazhdoi duke shkelur ligjin. Disa muaj më vonë, ai organizoi një ankand sekret ku shiti objekte të rëndësishme që i përkisnin vajzave të grupit Destiny’s Child.

Edhe një vit më parë, babai i këngëtares së famshme u përfshi në një telash të këtij lloji, kur sërish refuzoi të paguante sipas kontratës që kishte nënshkruar./lapsi