Beyonce këndon në një dasmë indiane, vesh kostumin tradicional të këtij vendi

Beyonce ka kënduar në një dasmë indiane.

ShowBiz

10/12/2018 08:44

Beyonce ishte e ftuar në dasmën e çiftit të njohur indian, Ambani-Primal, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Isha Ambani, vajza e burrit më të pasur të Indisë, po kurorëzohet me Anad Primalin, birin e një miliarderi indian, këtë javë.

Beyonce ishte një nga shumë të famshëm të ftuar së bashku me yjet e Bollywood-it dhe mysafirët e tjerë si Hillary Clinton.

Ajo zgjodhi që në këtë dasmë të vishet me kostum tradicional të Indisë.

Javën e kaluar, Isha Ambani ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Chopra dhe Raveer Singh. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrLcnu6n-6d/