Beyonce ka blerë kompaninë e veshjeve Ivy Park, nga pronari i Topshopit

Diva, Beyonce është njëra nga artistet më të pasura në botë.

ShowBiz

16/11/2018 11:11

Dhe tani, Beyonce ka përfunduar marrëveshjen biznesore me shefin e Topshop, Sir Philip Green duke i blerë Ivy Park, kompaninë e veshjeve për palestër, shkruan BBC transmeton lajmi.net.

Kjo kompani ishte themeluar nga dyshja, dy vite më parë por që e gjithë vëmendja ishte te imazhi i bukuroshes amerikane.

Blerja vjen javë më pas kur, Sir Philip u akuzua se po ngacmonte seksualisht stafin. Sir Philip thotë se ai “kategorikisht dhe tërësisht” i mohon akuzat.

Në një deklaratë të enjten, Ivy Park tha: “Pas diskutimeve gati një vit, Parkwood ka fituar 100% të markës Ivy Park”.

Një aktivist tjetër, Nimco Ali, tha: “Beyonce duhet të thotë” Unë nuk dua të punoj me Philip Green”.

Një përfaqësues i Sir Philip nuk do të komentojë më tej mbi marrëveshjen e Ivy Park, ndërsa për Beyonce nuk ka komente shtesë. /Lajmi.net/