Beyonce ia realizon ëndrrën fanses me kancer

Për t’u realizuar dëshirat, mbi të gjitha për Krishtlindje, nevojitet të besosh me të vërtetë. Kjo i ka ndodhur edhe 12 vjeçares Taylon Davis, 12 vjeçare, një vajzë amerikane, e cila me tumor në tru nuk mund të shërohet, e kishte një dëshirë: ta takojë idhullin e saj të vetëm, Beyoncé. Me ndihmën e asociacionit…

ShowBiz

27/12/2013 12:00

Për t’u realizuar dëshirat, mbi të gjitha për Krishtlindje, nevojitet të besosh me të vërtetë. Kjo i ka ndodhur edhe 12 vjeçares Taylon Davis, 12 vjeçare, një vajzë amerikane, e cila me tumor në tru nuk mund të shërohet, e kishte një dëshirë: ta takojë idhullin e saj të vetëm, Beyoncé.

Me ndihmën e asociacionit ‘Make a Wish’, që angazhohet për t’i ndihmuar familjet dhe fëmijët e sëmurë, e mbi të gjitha bashkëpunimin me artistë, ëndrra e Taylon nuk mund të realizohej në një mënyrë më prekëse se aq.

Gjatë koncertit të 24 dhjetorit në Las Vegas, i cili në fakt bën pjesë në ‘Mrs. Carter World Tour’, këngëtarja ka shkuar për ta përqafuar vajzën, e cila ishte e ulur në karrocë dhe e emocionuar, është ngritur për ta takuar këngëtaren e saj të preferuar. Beyoncé e ka kënduar këngën ‘Survivor’ të Destiny’s Child. Ato kanë kënduar së bashku dhe kanë vallëzuar.

“Ishte e jashtëzakonshme. Unë vazhdoja ta pyesja nënën nëse kjo ishte e vërtetë. A kam biseduar vërtetë me Beyonce? Jemi përqafuar? Kemi kënduar dhe kërcyer së bashku? Kjo është e vërtetë! Isha shumë nervoze, nuk doja të rrija pa folur, sepse ishte ëndërr imja dhe nuk doja ta kaloja këtë mundësi në qetësi. Nuk kisha frikë të vallëzoja e as të këndoja. Kjo ishte ëndrra ime”, ka thënë vogëlushja për Cbs.