Beyoncé i humbi 29 kilogramë

Beyoncé Knowles i ka humbur 29 kilogramë, pas lindjes së saj. Ylli 32 vjeç e qiti në dritë vajzën e saj të parë, Blue Ivy në muajin janar të këtij viti dhe nga ajo kohë i është nënshtruar një diete të rreptë dhe të ushtrimeve fizike, për ta rikthyer formën e humbur fizike. Bashkëshortja e…

ShowBiz

31/12/2013 12:38

Beyoncé Knowles i ka humbur 29 kilogramë, pas lindjes së saj. Ylli 32 vjeç e qiti në dritë vajzën e saj të parë, Blue Ivy në muajin janar të këtij viti dhe nga ajo kohë i është nënshtruar një diete të rreptë dhe të ushtrimeve fizike, për ta rikthyer formën e humbur fizike. Bashkëshortja e Jay Z tregon se ka qenë mjaft e vendosur për ta arritur këtë.

“Isha mjaft e vetëdijshme me faktin se herët apo vonë, do ta ktheja formën time. Kur isha shtatzënë, shkova deri në 89 kilogramë, ndërsa më pas i kam humbur 29. Kam sakrifikuar shumë për ta kthyer trupin e mëparshëm. Mirëpo, isha e vendosur për këtë”, deklaroi këngëtarja amerikane.

“Doja të demonstroja se mund ta bëja këtë dhe doja të kthehesha në një femër atraktive dhe fascinuese. Është e rëndësishme për mua, pasi e dhashë këtë mesazh përmes muzikës, ngase e di se ka shumë femra që ndihen kështu pas lindjes”, u shpreh Beyonce.