Beyonce dhe Jay Z kërcënohen nga vrasësi i George Zimmerman

George Zimmerman, i cili para pesë vitesh e kishte vrarë një person dhe ishte liruar nga akuza, i ka dërguar një mesazh kërcënues këngëtares Beyonce Knowles dhe bashkëshortit të saj, Jay Z.

ShowBiz

10/09/2018 20:31

Në muajin shkurt të vitit 2012, 17-vjeçari Trayvon Martin ishte duke u kthyer nga një dyqan, kur Zimmerman e kishte ndalur për ta pyetur se çfarë bënte aty.

Më pas kishte nisur një zënkë verbale, e cila eskaloi në dhunë fizike dhe më pas 34-vjeçari e kishte gjuajtur me armë, ndërsa i riu menjëherë kishte ndërruar jetë.

Ky rast ka nxitur një debat për marrëdhënie ndërmjet racave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos kur pas seancave trijavore, gjykata vendosi se Zimmerman nuk ishte fajtor dhe se e kishte vrarë të riun në vetëmbrojtje.

Mirëpo, vetëm disa javë pasi u lëshua në liri, Zimmerman ishte arrestuar sërish për tejkalim shpejtësie dhe posedim të armës, ndërsa në fund të atij viti edhe për dhunë në familje.

Tash është realizuar një dokumentar në formë seriali me titull “Rest in Power: The Trayvon Martin Story”, producent i të cilit është Jay Z.

Dokumentari trajton të gjitha rrethanat që kanë çuar në vdekjen tragjike të Martin.

https://theblast.com/george-zimmerman-threats-beyonce-jay-z-trayvon-martin/

Zimmerman e ka kërcënuar një detektiv privat, i cili për nevojat e dokumentarit ka marrë prononcimet e të gjithë njerëzve që kanë pasur të bëjnë me incidentin.

Ndërkaq, mesazhet kërcënuese janë shumë të rënda, kurse janë drejtuar edhe ndaj Beyonce dhe Jay Z – transmeton Daily Mail.

“Nëse ndonjëherë në jetë e takoj ndonjërin prej atyre dyve, do të gjendet në gojë e krokodilit”, i ka shkruar Zimmerman detektivit Dennis Warren.

Në muajin maj, George Zimmerman ishte akuzuar për shqetësimin e hetuesit privat, Dennis Warren, si edhe kërcënimin e një producenti tjetër të dokumentarit.Telegrafi