Beteja mes Messit dhe Ronaldos, ja çfarë thotë Ronaldinho

Rivaliteti i përjetshëm mes yllit të Barcelonës Lionel Messi dhe atij të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i mirë për futbollin.

Sport

19/03/2018 20:01

Kështu ka thënë ish futbollisti më i mirë në botë, braziliani Ronaldinho.

Messi dhe Ronaldo ka një dekadë që kanë dominuar futbollin, duke i fituar dhjetë çmimet e Topit të Artë në dhjetë vitet e fundit.

“Kjo është një luftë e shëndetshme, e cila është e mirë për futbollin”, ka Ronaldinho.

“E gjithë kjo sepse ata janë dy lojtarë që janë gjithmonë aty për të përcaktuar se kush do të fitojë Topin e Artë, për të parë se kush do të jetë më i miri në botë”./Lajmi.net/