Beteja mes dy rivalëve për kryetar të PD, sot përballja zhvendoset në Gjirokastër

Gara mes dy kandidatëve demokratë për kreun e Partisë Demokratike është nxehur dhe më gjasë në ditët në vazhdim do të marrë edhe më shumë “flakë”.

Lajme

11/07/2017 09:42

Eduard Selami ka rritur dozën e kritikave për rivalin e tij Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit deri më tani është duke u munduar të ndreq “imazhin” që i dhanë zgjedhjet e 25 qershorit, duke ia adresuar humbjen vjedhjes së votave.

Debati i fundit është zhvillua në Dibër, ndërsa sot do të ketë takime të ndryshme në qarkun e Gjirokastrës, ku dy kandidatët do të bëjnë publike platformat e tyre për rikthimin e PD-së në pushtet.