Beteja e fituar me anoreksinë

Antonia Eriksson ishte duke luftuar me vdekjen, pasi ishte shtruar në spital, pasi u përball me anoreksinë në shtator të vitit 2012. Mirëpo, ajo e përdori rrjetin social Instagram, si hartë për shërimin e saj. Fillimisht, ajo postonte si anonime, me llogarinë @fightinganorexia. Ajo më pas e paraqiti veten në llogarinë e re në Instagram,…

Lifestyle

06/01/2014 06:30

Antonia Eriksson ishte duke luftuar me vdekjen, pasi ishte shtruar në spital, pasi u përball me anoreksinë në shtator të vitit 2012. Mirëpo, ajo e përdori rrjetin social Instagram, si hartë për shërimin e saj.

Fillimisht, ajo postonte si anonime, me llogarinë @fightinganorexia. Ajo më pas e paraqiti veten në llogarinë e re në Instagram, @eatmoveimprove, për ta ndjekur përparimin e saj.

Eriksson postoi fotografi të progresit dhe të ushqimit për ‘familjen e saj të Instagramit’, duke siguruar mbështetje dhe këshilla për njerëzit që kanë çrregullime në të ngrënit.

“Instagrami më ndihmoi shumë. Gjeta njerëz të tjerë që ndiheshin në mënyrë të njëjtë apo që ishin duke e bërë betejën e njëjtë me mua. Ne e mbështetëm njëri tjetrin shumë dhe kur ndihesha keq dhe e lodhur, mund të llogarisja në mbërshetjen dhe këshillat e familjës së Instagramit. Ndieja se kisha përgjegjësi që kur bëra shumë ndjekës, të cilët më shikonin dhe që më shihnin si inspirim. Kjo e bëri mjaft të rëndësishëm për mua shërimin në mënyrë të duhur dhe të qëndroja në formë. T’ju tregoj njerëzve se kjo ishte e mundshme dhe e vlefshme”, deklaroi e reja suedeze për ‘The Daily Dot’.

Vetëm një vit më parë, zemra dhe organet e Antonias po dorëzoheshin dalëngadalë, kockat e saj ishin dobësuar dhe reflekset e saj kishin ndaluar së punuari.

Mirëpo, në vend se të dorëzohej përballë anoreksisë, 18 vjeçarja e menaxhoi për mrekulli këtë sëmundje, në përpjekje për ta rikthyer jetën dhe ia doli me sukses.

Ajo ka postuar fotografi të reja, ku e tregon formën e shkëlqyeshme trupore, të cilën e ka fituar tashmë. Ajo është e etur që t’i ndihmojë njerëzit tjerë që vuajnë nga çrregullimet e ushqimit.