Besoni apo jo, ata janë ‘vëllezër’ ! |FOTO GALERI|

"Dilan tani është mjaft i rritur për të ditur se Farley është një qen, por kur ishin të vegjël që të dy mendoni se ishin e njejta specie" rrëfen nëna e Dilanit, fotografja Ivette Ivens.

Fun

12/08/2015 18:16

Kjo bebe dhe ky këlysh kanë lindur në të njejtën ditë, dhe në një mënyrë ata janë ‘vëllezër’. Dilani i vogël dhe qeni i familjes një bulldog francez janë të lindur saktësisht në një ditë. Kur nëna e Dilanit, fotografja Ivette Ivens e cila jeton dhe punon në Çikago, mori vesh se në cilën ditë kishte lindur Farley, kishe vendosur menjëherë se ai qen duhejt të bëhet pjesë e familjes së tyre. Tani Dilan dhe Farley janë bërë miqtë më të mirë, dhe këtë miqësi Ivette e dokumenton në mënyrë të mrekullueshme përmes fotografisë.  /lajmi.net