Besojeni ose jo, këta lojtarë mund t’i transferoni falas (FOTO)

Skuadrat gjithandej Evropës janë në vlugun e punës në tregun e transferimeve, për afrimin e lojtarëve të nevojshëm.

Sport

23/07/2017 11:19

Derisa edhe këtë vit po thyen rekorde në tregun e transferimeve për shumat e mëdha që po shpenzojnë skuadrat, një pjesë të lojtarëve mund t’i angazhojnë edhe falas.

Janë disa yje që kanë mbetur pa kontrata dhe mund të angazhohen si lojtar të lirë.

‘Squawka’ ka bërë një formacion me lojtarët që janë pa kontrata, ku përmenden Zlatan Ibrahimovic, Wesley Sneijder e Victor Valdes.

Formacioni me lojtarët që janë të lirë: Victor Valdes, Bacary Sagna, Martin Caceres, Chico Flores, Benoit Tremulinas, Jan Kirchoff, Joe Ledley, Jesus Navas, Wesley Sneijder, Rachid Ghezzal dhe Zlatan Ibrahimovic./Lajmi.net/