Jacobson: Besoj në themelimin e Gjykatës Speciale! (Video)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ,Tracey Ann Jacobson, ka shprehur besimin e saj se Gjykata Speciale do të formohet së shpejti.

Lajme

13/05/2015 15:49

“Qëndrimi im sa i përket formimit të Gjykatës Speciale dihet. Besoj se kjo gjykatë do të themelohet”, ka thënë Jacobson gjatë një aktiviteti të mbajtur në sheshin Nën Tereza.

Institucionet e Kosovës janë në fazën përfundimtare të dërgimit të amendamenteve për votim në Kuvendin e Kosovës, dhe pritet që më 21 maj të dërgohen në votim.

Ndërkaq sa i përket formimit të Gjykatës Speciale, faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosova, ta formoj këtë gjykatë, e cila do të merrej me shqyrtimin e akuzave për krimet e pretenduara nga individë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Sa i përket formimit të Gjykatës Speciale tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje,  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër formimit të kësaj gjykate.

YouTube player