”Besoj në lirimin e Haradinajt, por, mund të ndodhin befasira”

Analisti politik Dardan Gashi, ka thënë se ende ka paqartësi se çka do të ndodhë me procesin e rastit të ish-kryeministrit të vendit Ramush Haradinajt, i cili u ndalua në Francë, në bazë të një urdhër-arresti serb.

Lajme

26/04/2017 18:33

 

Gashi tha se me vendimin e nesërm ndoshta mund të ndodhin befasira sepse ka mundësi të ipet ndonjë vendim kontrovers.

Analisti Dardan Gashinë një intervistë për Klan Kosova, shtoi se nëse ka fakte dhe dëshmi të reja kundër Haradinajt, Gjykata në Colmar duhet të sqarojë se si do të bëj trajtimin e tyre pasi gjatë gjithë kohës ka pohuar se nuk pranon më dëshmi të reja në lidhje me rastin e fundit.

”Ende ka paqartësi se ku mund të çojë ky proces pas ditës së nesërme”.

”Këto deklarata se kemi të bëjmë me lëndë të reja dhe dëshmi të reja është çështje e një ambasadori e jo e një gjykate”.

”Është në interes, dëshirë e jo vetëm e zyrtarëve e dashamirëve të AAK-së, por e të gjithë shqiptarëve që kjo histori për Haradinajn të merr fund”.

”Ashtu sic ka rrjedhur procesi, mund të ndodhë që të ketë ndonjë vendim kontrovers dhe ta shtyej këtë gëzim të dashamirëve të Haradinajt”.

”Referohem në historianin e këtij katërmujori, se gjykata ka dal me ide që ky proces të zvarritet”.

”Shpresa është që Haradinaj të kthehet nesër në Prishtinë për të festuar një triumf të drejtësisë”.

”Ky rast i takon gjithë shtetit të Kosovës”.

”Ai nuk është arrestuar si individ por si ish-komandant i UÇK-së”.

”Gjithë ky optimizëm është se ky është akti final sepse gjykata ka pohuar se nuk do të pranojë dëshmi e fakte të reja”.

”Tashmë gjykata duhet të sqarojë se si do të trajtohen këto fakte të reja dhe dëshmi për të cilat po flitet se ekzistojnë”.

”Besoj që Franca nuk do të bëjë një gabim të tillë, për ta ekstraduar Haradinajn në Serbi”.

”Qeveria e jo gjykata merr vendim final nëse po apo jo ekstradim”.

”Optimizmi ka bazë, por, jemi mësuar tashmë që me rastet e Haradinajt të ndodhin befasira”.

”Nuk është planifikuar këtë herë që të ketë ndonjë procedurë shtetërore që në një mënyrë të lahen duart për bashkëfajësinë për rastin Haradinaj”.

”Nëse Haradinaj, e ka të mundur të shkojë në Prishtinë nesër, e ka mundësinë të shkojë të festojë me qytetarët e Kosovës por jo me institucionet”, ka përfunduar Gashi