lajmi.net

Besnik Tahiri zgjedhet president i Asociacionit Chevening në Kosovë

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri është zgjedhur president i Asociacionit Chevening në Kosovë (CAK) nga anëtarët e Asociacionit.

Lajme

07/12/2017 15:46

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është një derë i veçantë për të që do të jetë në krye të këtij asociacioni, duke theksuar se pozitën e tij do ta ushtroj me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.
Postimi i plotë:

Të nderuar miq, të nderuar anëtarë të Asociacionit Chevening në Kosovë (CAK),
Është nder i veçantë për mua të zgjidhem President i Asociacionit Chevening në Kosovë (CAK) nga anëtarët e Asociacionit, pozitë të cilën do ta ushtroj me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë. Për këtë, një falënderim dhe vlerësim shkon për anëtarët e CAK të cilët shprehën besimin dhe përkrahjen e plotë.
Njëherësh, uroj edhe anëtarët e zgjedhur të Bordit të CAK; Adriatik Kelmendi, Arta Istrefi, Dardan Velija, Jehona Gjurgjeala, Majlinda Aliu dhe Vjosa Berisha.
Dëshiroj të shpreh konsideratën time më të lartë për gjithë anëtarët e CAK, personalitete që në vijimësi, në segmente e angazhime nga më të ndryshmet, i ofrojnë Kosovës një perspektivë të garantuar në përpjekjet dhe synimet e përbashkëta si vend dhe shoqëri. Ata janë në mesin profesionistëve më të mirë, e para kësaj njihen që janë njerëz të përkushtuar për ti hapur vendit mundësi e shtigje të reja.
Jam i sigurt se ky angazhim i përbashkët i strukturuar është vetëm një hap i parë drejt iniciativave, rrjetëzimeve dhe bashkëpunimit.
Përtej kësaj, kjo është edhe një mundësi e mirë për të shprehur falënderimin e thellë për Mbretërinë e Bashkuar në gjithë mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën. Qëndroj thellë i bindur se kjo marrëdhënie do të ruhet e forcohet përherë.
Është krenari të jesh pjesë e një ekipi kaq të motivuar dhe pozitiv! /Telegrafi/

LM