Besnik Qaka me baladë të re dashurie të bazuar në ngjarje të vërtetë

Këngëtari Besnik Qaka shumë shpejt do të vijë me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

19/02/2018 20:52

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie gjithashtu edhe një videoje në Instagram duke mos dhënë asnjë detaj.

Por për Lajmi.net ka zbuluar se kënga është një baladë dashurie e cila flet për ndarje dhe për ta shkruar tekstin është inspiruar në disa ngjarje të vërteta të cilat i ka pare tek kanë ndodhur së fundmi tek njerëzit përreth tij shkruan lajmi.net

Besniku tregoi se një pjesë e klipit vetëm se ka përfunduar dhe po pritet që gjithçka të finalizohet.

Duke mos dashur ta bëjë veç një klip të thjeshtë për t’ia bashkangjitur këngës së re, në bashkëpunim me produksionin nga Shqipëria Pro Video, kanë vendosur që këtë video muzikore ta realizojnë si një film të metrazhit të shkurtër.

Kënga pritet të publikohet shumë shpejt ndërsa deri atëherë publiku mund të argëtohet me projektet e mëparshme të Besnikut dhe NRG Band të cilat kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BfY8s7-lpYM/?taken-by=besnik_qaka