Besnik Krasniqi zyrtarizohet te skuadra e Superligës

Besnik Krasniqi i është bashkuar Ballkanit të Suharekës.

Sport

02/06/2018 16:38

Skuadra e Ballkanit ka zyrtarizuar edhe transferimin e dytë afat kalimtar.

Është Besnik Krasniqi që ka kompletuar transferimin te skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës.

“Të dashur tifoz te Ballkani-t zyrtarizimi i dytë me Besnik Krasniqin lojtar me eksperience te madhe ne klubet e Superiores ne Shqiperi dhe klubet e Superliges ne Kosove. Na prift e mbara”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Besnik Krasniqi sezonin e kaluar ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, që nuk arriti të siguronte mbijetesën në Superligën e Kosovës./Lajmi.net/