Besnik Hasi nuk ndihet i lënduar nga arroganca e Wengerit

Trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi ka thënë se nuk ndihet i lënduar nga arroganca e Arsene Wenger, i cili nuk deshi t’ia shtrijë dorën në takimin e mbrëmshëm në Ligën e Kampionëve.

Sport

05/11/2014 17:17

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk deshi t’ia shtrijë dorën Besnik Hasit pas ndeshjes së mbrëmshme. Sidoqoftë, trajneri i Anderlechtit nuk mbeti i lënduar nga ky veprim i trajnerit francez.

“Një gjë e tillë nuk më lëndon mua”, raportohet të ketë thënë Besnik Hasi për reporterët menjëherë pas takimit të mbrëmshëm.

Hasi gjithashtu tha se skuadra e tij meritoi më shumë nga takimi i djeshëm: “Në këto dy takime të luajtura kundër Arsenalit, ne merituam më shumë se një pikë”.

“Sidoqoftë, unë ndihem krenar që jam trajner i kësaj skuadre”, përfundoi trajneri i Anderlechtit, Besnik Hasi.