Besnik Hasi, kampion i Belgjikës me Anderlechtin

Besnik Hasi e ka drejtuar Anderlechtit drejt titullit të kampionit në Belgjikë. Gjiganti belg e fitoi titullin e 33-të, pasi e mposhti të dielën Lokerenin me rezultat 3:1, në kuadër të garave të “Play-Offit”.

Sport

18/05/2014 17:38

Anderlechti është kampion i ri i Belgjikës. Ekipi që drejtohet nga trajneri kosovar, Besnik hasi, e siguroi epitetin e më të mirit të dielën, pasi e mposhti Lokerenin me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të garave të ‘Play-Offit’.

Ish futbollisti i njohur kosovar e mori në dorë ekipin nga pozita e tretë, me 10 pikë prapa liderit, për t’ia siguruar atij titullin e 33-të në histori.

Golat për ekipin vendës të dielën i shënuan Aleksandar Mitrovic, Chancel Mbemba Mangulu e Deniss Praet, kurse për mysafirët shënoi Hamdi Harbaoui nga penalltia.