Besnik Berisha trego për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Mustafa

Besnik Berisha, ish-këshilltari i Isa Mustafës, sa i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte kryeministër i vendit, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Mustafës tani është stabile.

Lajme

15/01/2018 18:16

“Nuk ka tendencë për të fshehur gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës. Ai i është nënshtruar një trajtimi nga një gjendje gripi, por që ka pasur komplikime. Nuk ka ende diagnozë të saktë, nuk është as ajo që flitet deri më tani. Por, Mustafa gëzon shëndet stabil dhe është në humor të mirë”, ka thënë Berisha për Info Magazine.

Udhëtimi i ish-kryeministrit për Gjermani, Berisha tha është bërë jo si situatë emergjente, por si masë parandaluese.

“Masa parandaluese me qëllim që Mustafa të sigurohet, kompilimet që kanë ndodhur të mos jenë të ndonjë natyre më serioze dhe ai është dërguar në një qendër të specializuar për fizioterapi që kërkohet pas këtyre rasteve”.