Besim Beqaj: Mendimi ekonomik në vendin tonë duhet të ndryshojë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në lansimin e programit “Elvator Lab Chalenge” iniciuar nga Banka Raiffeisen.

Lajme

10/04/2018 14:57

Në hapje të këtij aktivitetit, në cilësinë e panalistit, ministri Besim Beqaj ka folur për rëndësinë e ndryshimit të qasjes në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes digjitalizimit dhe përdorimit të inovacionit.

“Inovacioni është e ardhmja, por që realisht është edhe një sfidë të cilën duhet ta adresojmë të gjithë, marrë parasysh që mendimi ekonomik besoj që duhet të ndryshohet. Potenciali ynë per zhvillim ekonomik dhe për të eksportuar përmes ekonomisë digjitale, ku hyjnë është shërbimet bankare të cilat janë servis i aktivitetit ekonomik, është i rëndësishëm ”, theksoi ministri Beqaj.

Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për aktivitetet e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në lidhje me hartimin e kornizës ligjore dhe strategjike si bazë e mirë për përkrahje të inovacionit në shërbim të zhvillimit ekonomik. Z. Beqa ka paralajmëruara se nesër në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi do të prezantojë një sër dokumentesh ligjore dhe strategjike, si dhe politikën për ndarjen e subvencioneve dhe grandeve në fushën e përkrahjes së inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Programi “Elevator Lab Challenge” do ta hapë fazën e aplikimit më 23 prill. Ky aplikim do të jetë i hapur për të gjitha ndërmarrjet nga Kosova të cilat kanë ide inovative  në fushat e analizave të avancuara, shërbimeve bankare për biznese, teknologji të investimit dhe tregtisë, e të tjera.​