Besiktas, katër ndeshje pa shikues

Besiktas është dënuar me zhvillimin e katër ndeshjeve me dyer të mbyllura pasi qindra tifozë vërshuan fushën duke shkaktuar ndërprerjen e derbit të Stambollit kundër Galatasarayt të dielën. Trajneri Slaven Bilic po ashtu u suspendua për tri ndeshje nga Federata turke e Futbollit, kurse mesfushori brazilian Felipe Melo u dënua me dy ndeshje pas ndëshkimit…

Sport

27/09/2013 13:22

Besiktas është dënuar me zhvillimin e katër ndeshjeve me dyer të mbyllura pasi qindra tifozë vërshuan fushën duke shkaktuar ndërprerjen e derbit të Stambollit kundër Galatasarayt të dielën.

Trajneri Slaven Bilic po ashtu u suspendua për tri ndeshje nga Federata turke e Futbollit, kurse mesfushori brazilian Felipe Melo u dënua me dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq.

Policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të larguar tifozët që kishin vërshuar fushën pas përjashtimit të Melos. Galatasaray ishte në epërsi 2-1 deri në minutën e tretë të kohës shtesë, kur ndeshja u ndërpre.

Dueli ishte derbi i parë i Stambollit këtë sezon. Policia ka njoftuar se incidenti u përcoll me mbi 100 tifozë të arrestuar.