Besart Halimi dhe Aida Doçi bashkojnë forcat për duet

Këngëtari Besart Halimi ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta publikojë albumin e tij të dytë.

ShowBiz

06/02/2018 09:21

Ai ka bërë të ditur se i gjithë albumi do të jetë live dhe se këngët do të shoqërohen me videoklip, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka njoftuar se të mërkurën në orën 18:00 do të publikohet kënga “Kur u ndamë”, të cilën e sjell në duet me Aida Doçin.

“Miq të nderuar shumë shpejt do ta publikojë albumin tim të ri të dytin Live .

Të gjitha këngët do të jenë edhe me video!.
Të merkurën në orën 18:00 do ta publikojmë këngën dhe videon “Kur u ndamë” (remake) së bashku me këngëtarën Aida Doçi në kanalin ArkivaShqip që do ti prinë Albumit tim të ri live e që do të ketë shumë befasi ..
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen si gjithmonë ..
Ju dua !. ???”, shkruan ndër të tjera, Besarti në njoftimin e tij. /Lajmi.net/