Besart Berisha shpallet kampion në Australi

Besart Berisha është shpallur sërish kampion i Australisë.

Sport

05/05/2018 16:21

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shpallet kampion i Australisë me skuadrën Melbourne Victory.

Në ndeshjen finale të ‘Play Off’, Melbourne Victory mposhti 1:0 Newcastel Jets, për t’u shpallur për herë të katërt kampion në histori të klubit.

Berisha edhe këtë sezon ka qenë më frytdhënësi për skuadrën e tij, duke kontribuar me 13 gola.

Ne nuk na mbetet tjetër, veç se të urojmë Berishën për këtë sukses të radhës në karrierën e tij./Lajmi.net/