Besart Berisha shënon përsëri në Australi

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, nuk ndalet në Australi.

Sport

19/11/2017 13:24

“Bomberi” prishtinas ka shënuar sot golin e radhës, përcjellë “Lajmi.net”.

Berisha shënoi për Melbourne Victoryn ndaj Perth Gloryt.

Berisha realizoi në minutën e 56 të ndeshjes.

Ky ishte goli i tretë sezonal i Berishës.

Melbourne fitoi 2:0, ndërsa tani është në vendin e 6 me 7 pikë. /Lajmi.net/