Besart Berisha merr nënshtetësinë e vendit të njohur

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, ka marrë nënshtetësinë e Australisë.

Sport

12/12/2018 11:27

33 vjeçari nga Kosova, edhe zyrtarisht është bërë shtetas australian, duke marrë nënshtetësinë e këtij vendi, pasi javën e kaluar kompletojë gjitha formalitet e nevojshme, shkruan ‘theworldgame’, përcjell ‘lajmi.net.

Berisha pas katër viteve e gjysmë të suksesshme në Australi te skuadra e Melbourne Victory, vendosi të provoi një aventurë të re në Superligën e Japonisë, te skuadra Sanfrecce Hiroshima.

Edhe pse ka edhe një vit e gjysmë kontratë me skuadrën japoneze, por mungesa e paraqitjeve ka nisur raportimet se sulmuesi kosovar mund të jetë në lëvizje përsëri.

“Ky është vendi ku unë fillova të luaj futboll të mirë dhe arrita gjëra të mëdha. I jam mirënjohës për këtë”, ka thënë Berisha vitin e kaluar kur kishte aplikuar për nënshtetësi.

Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shqipërinë por edhe për Kosovën./Lajmi.net/