Besar Musolli, legjendë e Kukësit me 200 ndeshje të luajtura

Besar Musolli është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë të Kukësit në vitet e fundit.

Sport

19/03/2018 21:33

Ai ka fituar çdo gjë që fitohet në futbollin shqiptar me klubin që është më afër Kosovës.

Ai kishte lënë Hysin për të shkuar te Kukësi para gjashtë vitesh, për tu kthyer në një legjendë të këtij klubi.

Tani kapiteni i Kukësit, kundër Luftëtarit arriti ndeshjen e 200-të, ndërsa sot kundër Vllaznisë, ai e zhvilloi ndeshjen e 201-të ku shënoi edhe një gol.

“Është ndjesi e veçantë, pasi janë shumë ndeshje dhe më vjen mirë që shënova golin e parë në Superiore në këtë takim”.

“Mora shumë kritika që hoqa bluzën, por e bëra sepse kisha shumë emocione. Nuk kisha festim të veçantë, por ashtu ndodhi. Gjithçka erdhi spontanisht”.

“Unë si Totti? Gjërat po shkojnë mirë dhe marrëdhëniet me klubin i kam shumë të mira. Shpresoj të jem për Kukësin si Totti te Roma”, ka thënë Musolli për Supersport.

Mesfushori nga Podujeva në heshtje është kthyer në një simbol të Kukësit teksa vetëm një hap nga rekordi me 200 ndeshje, pranë është rekordi i Rrahman Hallaçit për të qenë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kukësit.

Dy shembuj perfekt të futbollistit në fushë dhe jashtë saj, që gëzojnë respektin e të gjithë ambientit në Superiore.

Dhe pse në kohën e fundit ka qenë i ftuar nga Albert Bunjaku dhe Muharrem Sahiti, ai nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës miqësore që Kosova i zhvillon nën drejtimin e Bernard Challender.