Besa tallet me trajnerin e Llapit pas fitores në finale (FOTO)
Besa nuk përmbahet pas triumfit në finalen e Kupës së Kosovës, ku mundi Llapin me penallti 4:2.
Sport
Klubi pejan i ka dërguar ftesë speciale trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Besa e ka ftuar Batatinën që të marrë pjesë në festën që do të mbahet Pejë sonte me fillim prej orës 22:00.
“Ftojmë Tahir Batatinën që të na bashkohet në festën e fitores në qendër të qytetit në Pejë sonte nga ora 22:00. Kështu mbrohen ngjyrat e klubit”, ka shkruar Besa në Facebook.