Besa reagon ashpër pas akuzës së kryetarit të Plisave, e quan eksoponent të krimit dhe drogaxhi

Besa ka reaguar ashpër pas akuzës së kryetarit të Plisave, Albert Kastratit, i cili paralajmëroi kurdisjen e finales kundër Llapit.

Sport

21/05/2017 09:34

Numri një i tifozëve të Prishtinës shkroi në Facebook që llapjanët do ta fitojnë Kupën për të luajtur në Evropë, ndërsa pejanët do të marrin 100 mijë euro.

Megjithatë, menjëherë ka ardhur reagimi i fuqishëm i klubit pejan, që e ka quajtur Kastratin si ekspontent nga bota e krimit dhe narkoman.

Përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare, Besa ka shkruar që nuk i duhen ato 100 mijë euro, sepse ka aq para sa që Kastrati s’mund t’i imagjinojë as në gjendjen më të rëndë, kur është nën ndikim të substancave narkotike.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Besës.

“Paska shkretu edhe eksponenti nga bota e krimit dhe narko dileri Albert Kastrati udhëheqësi i Plisave, paska deklaru Besa merr 100.000 € e Llapi merr kupën. More i paftyrë ti nuk e ke targin të permendesh emrin e Besës. Ta dish mirë ti se Besa do ta merr kupën e ti merri ato 100.000 € se të nevojiten për tu furnizuar me substanca.

Është trishtuese kur e sheh këtë qen(ie) me pamje njerzore duke fituar hapsirë mediale dhe i cili luan rolin e zëdhenësit të KF Prishtina klub me renome, dhe mban pozitën udhëheqëse të një tifozerie me traditë. Vaj medet ku kemi mbet kur droga, krimi dhe njerëz që vendin e kanë prapa grilave të kenë hapsira mediale dhe të shpalosin fillozofi kur janë nën ndikim të substancave.

Po ky eksponent i nëntokës Prishtinase është përgjegjësi kryesor i kriminalizimit dhe shkatrimit të tifozerive andej dhe kendej kufirit. Një ta kesh të qartë o burracak i paguximshëm, nuk bjen Besa pre e ketyre trillimeve tuaja sepse ti dhe ata që të udhëzojnë dhe furnizojnë me këto hipoteza do të jeni gjithmonë të mundur nga KF Besa sepse imperativ i joni gjithmonë do të jetë mposhtja e juaja ashtu si ju mposhtem në gjysëmfinale të kupës.

Albert Droga shumë minor je ti për të vlerësuar KF Besën, sepse Besa ka mjete të cilat ti as në gjendjen tënde me të rendë kur je nën ndikim të substancave nuk mund ti paramendosh, prandaj merru me sherimin tend nga mvarësia e mos u merr me media se je i pa vlerë o mjeran i shkretë”.

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6