Besa kampione e Kosovës në hendboll

Besa Famiglia është shpallur kampione e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve.

Sport

30/05/2016 19:57

Besa në finale e mundi Prishtinën për t’u shpallur kampione për herë të tretë radhazi.

Ndeshja e dytë mes këtyre skuadrave u mbyll me rezultat të barabartë 29-29.

Por, pejanët e ngritën titullin në fund, pasi e kishin fituar përballjen e parë 36-33.