Bes Kallaku nuk i lë radhë Xhensilës, sapo publikoi këngën e re

Bes Kallaku e ka publikuar projektin më të ri muzikor.

ShowBiz

19/11/2018 17:12

Bashkëshorti i Xhensila Myrtezajt, Bes Kallaku e ka marrë me shumë seriozitet muzikën, shkruan lajmi.net.

Pas suksesit që pati me bashkëpunimin me Danin ai sapo e ka publikuar duetin tjetër, këngën ‘Duku Duku’ në të cilën vjen në duet me Kole Oroshin.

Kënga vjen e realizuar edhe me videoklip ndërsa për tekstin janë kujdesur Bes Kallaku dhe Endrit Mumajesi.

Menjëherë pas publikimit të këngës së re, ishte Xhensila ajo e cila nëpërmjet një postimi në Instagram tha se burri i saj nuk po i lë radhë për të publikuar këngë.

‘’Kur bashkeshorti nuk te le rradhe per te nxjerre ndonje kenge te re’’, ka shkruar ajo./Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/BqXgWMHA_2e/