Bes Kallaku ironizon me mënyrën satirike që i ka propozuar Xhensilës për martesë

Çifti i njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar.

ShowBiz

17/01/2018 18:59

Ata janë njohur në vitin 2011, atëherë kur Xhensila ishte shumë e re në moshë.

Besi është i njohur për humorin e tij, të cilin nuk heziton asnjëherë që ta shfaqë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq unazën e propozimit për martesë të futur në një domate, shkruan Telegrafi.” Kështu i propozova Xhensilës”, ka shkruar ai me të ironi në përshkrimin e fotografisë.

Sigurisht që kjo ka qenë vetëm një shaka e reperit, pasi një propozim i tillë duket të jetë tejet qesharak për t’ia bërë një femre.

screenshot_1ewerr