BERZh, lanson programin për Ekonomi të Gjelbër

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim- BERZh, sot do të lansojë një program të ri në Kosovë për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Lajme

13/03/2018 08:21

Linja kreditore prej 8.5 milionë euro tashmë janë nënshkruar me tri institucione partnere financiare, TEB Banka në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), si pjesë e GEFF programit të madh prej 85 milionë i cili operon në Ballkanin Perëndimor.