BERZH dhuron 130 mijë euro për fëmijët me kancer

Në Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht në Repartin e Hemato-Onkologjisë, sot është bërë ceremonia e dorëzimit të  çekut,  me rastin e mbarimit te fushatës shumë të suksseshme te stafit të Bankës Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim për fëmijët me kancer në QKUK.

Lajme

12/07/2018 16:00

Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids, e cila për disa vjet ka ndihmuar dhe ndihmon me terapi fëmijët me kancer.

Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër,  kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 euro nga BERZH-i në Londër.