Bertan Asllani po rikthehet me projekt të ri

Bertan Asllani ka publikuar muaj më parë projektin muzikor “Ben Lazim”.

ShowBiz

28/07/2017 08:36

Ky i fundit është shikuar mbi 200 mijë herë në YouTube ndërsa në Kosovë nuk ka mundur të shikohet pasi që është publikuar në VEVO dhe ky kanal nuk është i disponueshëm në vendin tonë.

Ai ka folur për mediat turke duke zbardhur disa detaje rreth klipit.

“Para një muaji a dy kam publikuar “Ben Lazim”. Kënga është punuar nga unë. Para një viti është bërë kënga, por pas me bashkëpunëtorët e mi vendosëm vetëm tek para një muaji. Kam bashkëpunuar me produksionin Sony Music. Kritikat pozitive po me motivojnë për këngë të reja. Dua të tregoj se videoklipi është xhiruar në Maqedoni”, ka thënë Aslllani për powerturk.

Ai më tutje ka zbuluar se është duke punuar në një këngë të re, në të cilën do ta shohim këngëtarin të vetëm.