Bersant Celina në bisedime me skuadrën e njohur nga futbolli anglez

Bersant Celina me gjasa të mëdha do të largohet përfundimisht nga Manchester City.

Sport

20/07/2018 16:36

Sulmuesi nga Kosova që në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar në Holandë dhe në Championship në Angli, nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

21 vjeçari nuk është përshirë në skuadër për turin përgatitor për sezonin e ri.

‘DailyMirror’ shkruan se Celina është në bisedime me Swansea Cityn, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Championship.

Në Championship, Celina e kaloi edhe sezonin e fundit ku kishte paraqitje të mira te skuadra e Ipswich Town./Lajmi.net/