Bernardeschi zbulon se çfarë i tha Higuain pas golit ndaj Fiorentinës

Federico Bernardeschi shënoi ndaj ish skuadrës së tij, Fiorentina.

Sport

10/02/2018 09:21

Federico Bernardeschi ka zbuluar se çfarë i tha Gonzalo Higuain pas golit të tij në fitoren e Juventusit ndaj Fiorentinës me rezultat 2:0.

Bernardeschi realizoi golin e parë të takimit ndaj ish skuadrës së tij dhe u vërejt duke biseduar shkurt me Higuainin.

“Gonzalo më kishte thënë se do të shënoja”, deklaroi Bernardeschi pas ndeshjes për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Më duhet ta falënderoj atë por edhe gjithë ekipin për ndihmën që më kanë ofruar prej kur kam ardhur në Juventus”, u shpreh ai. /Lajmi.net/