Bernardeschi ka një lajm të keq për Interin

Federico Bernardeschi ka thënë se "Bianconerët" kërkojnë fitoren e radhës ndaj Interit.

Sport

06/12/2017 10:19

Federico Bernardeschi ka kërcënuar Interin para “Derby d’Italia” të shtunën në Torino.

Sulmuesi shënoi gol të bukur në fitoren 2:0 ndaj Olympiacosit që e kualifikoi Juventusin nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Ylli italian ka thënë se “Bianconerët” kërkojnë fitoren e radhës ndaj Interit.

“Jam i lumtur me golin tim të parë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Ndeshjen e ardhshme takohemi me Interin andaj e kërkojmë fitoren”, u shpreh Bernardeschi. /Lajmi.net/