Bernabeu, në këmbë për Pirlon

Publiku spanjoll mjaft sportiv. Pas duartrokitjeve për Fernando Llorenten në momentin e zëvendësimit të tij me Leonardo Bonuccin, Santiago Bernabeu u ngrit dhe përshëndeti edhe Andrea Pirlon, i cili ia liroi vendin e tij Kwadwo Asamoah. Krejt kjo në duelin e së mërkurës mbrëma mes Real Madridit dhe Juventusit (2:1), në ballafaqimin e vlefshëm për…

Sport

24/10/2013 10:50

Publiku spanjoll mjaft sportiv. Pas duartrokitjeve për Fernando Llorenten në momentin e zëvendësimit të tij me Leonardo Bonuccin, Santiago Bernabeu u ngrit dhe përshëndeti edhe Andrea Pirlon, i cili ia liroi vendin e tij Kwadwo Asamoah.

Krejt kjo në duelin e së mërkurës mbrëma mes Real Madridit dhe Juventusit (2:1), në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti yllin e mesfushës së skuadrës kampione të Italisë. Një mirënjohje e madhe për Pirlon dhe futbollin italian.

Por, kjo nuk është hera e parë që një futbollist i Juventusit merr duartrokitje nga Bernabeu.

Ish kapiteni i Bianconerëve, Alessandro Del Piero – edhe pse realizoi dy gola në atë takim në fitoren e Juventusit ndaj Realit – mori duartrokitje nga i gjithë stadiumi derisa u zëvendësua në minutat e fundit të ndeshjes në kuadër të Ligës së Kampionëve më 2008. Bernabeu i çmon kampionët.