Berlusconi ‘zgjedh’ selektorin e ri të Italisë
Silvio Berlusconi beson se Carlo Ancelotti është trajneri i duhur për postin e selektorit të Italisë.
Sport
Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi nuk ka dyshime se kush duhet të jetë selektor i Italisë.
Giampiero Ventura është shkarkuar pas dështimit në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.
Por, Berlusconi beson se ekziston një kandidat ideal për ta udhëhequr ekipin e “Azzurrëve”.
“Nëse vjen Ancelotti, për aq sa e njoh unë do të ishte trajneri i duhur”, deklaroi Berlusconi. /Lajmi.net/