Berlusconi vendos të bëhet vegjetarian, ja arsyeja

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka vendosur që të bëhet vegjetarian.

Bota

23/02/2016 23:20

 

Ai e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se ka lexuar shumë se si vuajnë kafshët nëpër thertore.

“Që kur kam lexuar për vuajtjet e kafshëve në thertore, dhe më pas deri në vdekjen e tyre, ma ka ikur dëshira për të ngrënë mish. Ne po flasim për krijesa të mrekullueshme. Si mund t’i vrasin? Si mund t’i hamë ato? “, ka thënë Berlusconi.

Kjo është deklarata e papritur e Berlusconi, i cili ka marrë vendimin për t’u kthyer në vegjetarian.

Silvio Berlusconi, në fakt, dëshiron të ndalojë ngrënien e mishit. Duket e pabesueshme që në prag të 80-vjetorit të tij, ish-kryeministri italian do të bëhet vegjetarian.

Të dhënat e “Eurispes 2016” flasin për një 8 përqindësh të italianëve që kanë zgjedhur këtë mënyrë jetese (7.1 për qind janë vegjetarianë të plotë, ndërsa 0.9 gjysmë). Në vitin e kaluar, vegjetarianët në Itali ishin 5.7 për qind.

3