Berlusconi tregon se çfarë bëri pas humbjes së Italisë nga Suedia

Silvio Berlusconi ka thënë se mbeti i shokuar nga dështimi i skuadrës që u mposht nga Suedia me rezultat të përgjithshëm 1:0.

Sport

15/11/2017 15:32

Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka reaguar pas eliminimit të Italisë nga play-offi për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Ai ka thënë se mbeti i shokuar nga dështimi i skuadrës që u mposht nga Suedia me rezultat të përgjithshëm 1:0.

“Unë e dua Italinë, e dua imazhin tonë, e dua futbollin”, deklaroi Berlusconi për “Il Messaggero”, përcjell “lajmi.net”.

“Atë natë, si miliona tjerë italianë jam ndjerë vërtetë keq. Shumë keq”, u shpreh ai. /Lajmi.net/