Berlusconi sulmon rëndë Balotellin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlsuconi ka qenë shumë i lumtur që skuadra e tij e ka shitur Mario Balotellin, duke thënë se tani ata nuk e kanë më mollën e kalbur në dhomat e zhveshjes.

Sport

13/10/2014 12:13

Silvio Berlusconi gjithashtu ka zbuluar se ai kurrë nuk e ka dashur Balotellin në skuadrën e tij, për të cilin ka thënë se është një ‘mollë e kalbur’.

“Më kujtohet shumë mirë se ai u ble kundër këshillave të mia”, tha Berlusconi për të përditshmen italiane, La Gazzetta dello Sport.

“Ne kemi shumë kampionë në skuadrën tonë: Jeremy Menez, Keisue Honda, El Shaaraëy, Fernando Torres, Nigel de Jong…”

“Baza është aty. Ne tani më nuk e kemi mollën e kalbur në dhomat e zhveshjes”, përfundoi presidenti i suadrës rosonere.