Berlusconi: Real Madrid – Juventus, isha tifoz i këtij ekipi

Silvio Berlusconi ka theksuar se e shikoi duelin duke mbështetur ish rivalin nga Serie A.

Sport

14/04/2018 09:31

Ish pronari i Milanit, Silvio Berlusconi ka bërë të ditur se ishte tifoz i Juventusit kundër Real Madridit në duelin e tyre në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Berlusconi ka theksuar se e shikoi duelin duke mbështetur ish rivalin nga Serie A.

“Kam qenë tifoz i Juventusit në minutat e fundit ndaj Real Madridit”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Bianconerët kanë dhënë një provë të krenarisë dhe janë eliminuar me kokën lartë. Mëkat në fund sepse nëse do t’ia dilnin të bënin atë që bëri Roma do të ishte edhe më e bukur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/