Berlusconi nuk e lëshon Gallianin
Adriano Galliani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të largohet nga klubi. Por, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka deklaruar se Galliani do të vazhdojë detyrën e nënkryetarit, por do ta ndajë atë me bijën e tij, Barbara. “Situata në Milan ka kthyer qetësinë: Galliani mbetet”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane. “Kemi arritur marrëveshje për…
Sport
Adriano Galliani ka paralajmëruar se shumë shpejt do të largohet nga klubi.
Por, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka deklaruar se Galliani do të vazhdojë detyrën e nënkryetarit, por do ta ndajë atë me bijën e tij, Barbara.
“Situata në Milan ka kthyer qetësinë: Galliani mbetet”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane.
“Kemi arritur marrëveshje për organizimin e sektorit drejtuesit me dy anëtarë: Adriano Galliani si i deleguar i sektorit sportiv dhe Barbara Berlusconi e deleguar për sektorët e tjerë të aktiviteteve sociale. Nga ana ime kam premtuar se do të jem pranë klubit dhe skuadrës”, u shpreh ai.
Deklarata e Berlusconit është sqaruar edhe nga Galliani i cili në nisje me ekipin nga Malpensa për në Catania ka theksuar: “Fjalët e presidentit janë të shenjta që 34 vjet, ato nuk komentohen”.