Berlusconi: Ky do të jetë trajner i ri i Milanit

Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi pret që nënkryetari Adriano Galliani të arrijë marrëveshje me Carlo Ancelottin për rikthimin e tij në postin e trajnerit.

Sport

26/05/2015 15:07

Silvio Berlusconi ka bërë të ditur se dëshiron rikthimin e Carlo Ancelottit në postin e trajnerit të Milanit.

Strategu italian është shkarkuar të hënën nga Real Madrid dhe kreu i Rossonerëve dëshiron të bashkëpunojë sërish me të në San Siro.

“Shpresoj që Adriano Galliani do të arrijë ta bind Carlo Ancelottin të kthehet në Milan”, deklaroi Berlusconi për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Unë jam optimist dhe Galliani është optimist”, u shpreh ai.