Berlusconi do të kandidojë në zgjedhjet evropiane

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, lideri i Foza Italias dhe i koalicionit të së djathtës do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane që priten të zhvillohen në të gjitha vendet anëtare të BE në maj të 2019.

Bota

23/09/2018 22:50

Ky lajm është bërë publik nga vetë Silvio Berlusconi gjatë një tubimi të Partisë Forza Italia zhvilluar këtë të diele në qytetin e Fiuggit, ku mori pjesë dhe kryetari i Parlamentit Europian  Antonio Tajani.

“Shpëtuam Italianë nga komunistët e sot 25 vite më vonë Italia ndodhet përballë një rreziku më të madh që është injoranca, paaftësia, e aspirata e vazhdueshme ndaj një urrjetje social “, ka deklaruar Silvio Berlusconi përballë militantëve të forcës së tij politike, transmeton oranews.

Ish-kryeministri italian tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme europiane për të shpëtuar vendin e tij që e adhuron e kërkon që Forza Italia të rikthehet të jetë forca e parë politike në Itali.

Ndaj qeverisë Conte, Silvio Berlusconi shprehet se është mjaft kritik e se manovra ekonomike që synon të ndërmarrë ekzekutivi italian rrezikon rritjen e borxhit publik e vë në vështirësi sipërmarrjet italiane e tregun financiar.

Ndërsa për forcat politike që qeverisin vendin, Silvio Berlusconi thotë se Lëvizja 5 Yje është trashëgimtarja me e keqe italiane, ndërsa Partia Lidhja  qeveris me një program politik të hartuar nga Forza Italia.

Por lideri i koalicionit të së djathtës shprehet me rezerva dhe ndaj aleatit të tij politik Matteo Salvinit.