Berlin: Një person iu vë flakën dy të pastrehëve

Dy të pastrehë kanë pësuar lëndime të rënda trupore në Berlin të Gjermanisë, pasi që një i panjohur iu ka hedhur lënde djegëse përmbi trup dhe iu ka vënë flakën atyre, njofton The Independent.

Bota

23/07/2018 20:20

Policia është në kërkim të dyshuarit rreth këtij incidenti që ndodhi të dielën pas mesnatës, në afërsi të stacionit të trenit Schöneweide në Berlin.

Viktimat ishin meshkuj, njëri i moshës 47 vjeçare dhe tjetri i moshës 62 vjeçare.

Kalimtarët e rastit kishin arritur që ta fikun zjarrin, duke  përdorur bucela për fikjen e zjarrit që i kishin marrë në një dyqan në afërsi të stacionit, transmeton Klan Kosova. Përpara se ata të dërgoheshin për trajtim mjekësor në spital, ambulanca kishte mbërritur tek vendi i ngjarjes për të intervenuar.

Në qytetin e Berlinit jetojnë rreth 10.000 persona të pastrehë dhe kohët e fundit disa prej tyre bëhen cak i sulmuesve nëpër rrugë.

Në korrik të vitit 2017 një djaloshit 21 vjeçar iu caktua masa e burgimit prej dy vjet e nëntë muaj, pasi që ai kishte ndezur një zjarr pranë kokës së 37 vjeçarit të pastrehë, që ishte duke fjetur në stacionin e trenit në Kreuzberg.