Berisha: Thaçi e Mustafa po e përdorin demarkacionin për agjendat personale

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, u shpreh se çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, është çështje që u takon të gjithëve.

Lajme

22/02/2017 18:39

“Ne nuk jemi ekspertë të matjes së kufirit, mirëpo kjo nuk është çështje e një mandati të Isa Mustafës i cili për interesa të veta luan me këto tema. Nuk është në mandatin e një koalicioni që temat që u takojnë brezave të tërë, t’i përvetësojnë”.

Berisha në intervistë për Info Magazine, ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi dhe kreu i qeverisë, Isa Mustafa, po e shfrytëzojnë çështjen e demarkacionit.

“Nëse qeveria ka kërkuar nga BE-ja të qitet ky kusht, kjo është një tjetër çështje. Mustafa dhe Thaçi kanë gjetur rrugën më të shkurtër për t’i përmbushur agjendat personale”.