Berisha sulmon Xhafën: Jo o Fatzi, në vendin dhe kohën e gabuar je ti!

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë mbrëmje reagimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili doli në konferencë për t’ju kundërpërgjigjur daljes së PD dhe akuzave që opozita bëri mbi të me publikimin e dënimit të Agron Xhafës.

Lajme

09/05/2018 22:46

Përmes një statusi në rrjetin social, Berisha ka sulmuar Ministrin duke vënë në dukje një pjesë të fjalës së Xhafës, ku ai deklaronte se i vëllai në vitin 2002 ishte në vendin dhe kohën e gabuar (duke ju referuar kështu ndalimit dhe dënimit nga gjykata italiane nënë akuzën e trafikut të drogës).

Ja çfarë shkruan Sali Berisha:

Jo jo o Fatzi Xhafa!

Jo jo o Fatzi Xhafa nuk ka qene Agroni ne vendin e gabuar dhe ne kohen e gabuar!

-Agroni ka qene ne vendin e krimit dhe kohen e droges kurse

-ti o Fatzi je ne vendin e gabuar dhe kohen e gabuar ndaj dhe

Qerrohu se i ketij lloji je i vetem ne Europe dhe ne bote! sb

Ps kjo esht nje pergjigje per reagimin e pa pergjegjeshem nga Fatzi Xhafa i cili per tu justifikuar per dokumentat origjinale qe paraqiti opozita sot para publikut per denimin e Agron Xhafes nga gjykata supreme e Itali 7,3vite dhemos ekstradimin e tije u mjaftua duke lare duart se vllau i im ka qene ne vendin e gabuar dhe kohen e gabuar!